10.7 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Paditësja kërkon t’i njihet e drejta e pensionit, padinë e saj Gjykata e Prizrenit pas tre vjetësh e delegoi në atë të Prishtinës

Violeta Buqaj, më 1 korrik 2013, kishte paraqitur padi në Gjykatën Themelore në Prizren, me kërkesë për njohje të pensionit për persona me aftësi të kufizuar.

Mirëpo, pas tre viteve, konkretisht më 31 maj 2016, Gjykata Themelore në Prizren kishte marrë aktvendim me të cilin kishte shpallur veten jo kompetente në pikëpamje lëndore lidhur me këtë çështje dhe rastin e kishte përcjellë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin për Çështje Administrative.

E të martën, paditësja Buqa, është paraqitur në gjykatë me kërkesën që t’i njihet e drejta në pension, pasi pretendon se ka probleme shëndetësore dhe paaftësi të përhershme, duke thënë se gjatë tërë kohës ka problem me këmbë.

Ajo kërkoi që lënda t’i kthehet për rivendosje Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), ndërsa në seancë nuk prezantoi asnjë përfaqësues i kësaj ministrie, që përfaqësohet nga Avokatura Shtetërore në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Buqa në fund tha se për gjashtë vite kishte marrë pension të tillë, e më pas i njëjti i ishte ndërprerë.

Pas administrimit të provave dhe fjalës përfundimtare, gjykatësja Arjeta Sadiku njoftoi paditësen që vendimin me shkrim do ta pranojë në kohën e parapare me ligj.

Violeta Buqa kishte paraqitur padi më 1 korrik 2013 ndaj vendimit të MPMS-së, me të cilin asaj i ishte refuzuar kërkesa për pension për persona me aftësi të kufizuar.

Sipas padisë, paditësja ka probleme të mëdha shëndetësore që veç vijnë e keqësohen dhe që ajo kishte paraqitur dokumentacion të nevojshëm për fitim të kësaj të drejte, por MPMS-ja, i kishte refuzuar këtë kërkesë.

Buqa, pretendon se ka probleme shëndetësore që nga lindja dhe se e njëjta jeton në bashkësi me prindërit pa ndonjë ndihmë tjetër, e me gjendje të dobët ekonomike. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Junior 06 pëson humbje të thellë ndaj Trepçës

Junior 06 ka pësuar humbje me rezultat 65:30 në transfertë ndaj Trepçës, në kuadër të Superligës së Femrave, raporton PrizrenPress. Vendaset e nisën ndeshjen me...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit