Prizreni ngec me projektet kapitale dhe me pagesat e obligimeve

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur dobësi të ndryshme në Komunën e Prizrenit në kuadër të Raportit për financat e vitit 2018. Te pasqyrat financiare, theksimi i çështjes pasqyron dobësitë në kontrolle për ta konfirmuar klasifikimin e drejtë të shpenzimeve, si dhe shpalosjen e plotë të pasurive, të arkëtushmeve dhe detyrimeve, shkruan Koha Ditore.

Sipas Auditorit, edhe procesi i përgatitjes së pasqyrave financiare vjetore përmban disa gabime financiare, mangësi të shpalosjeve dhe paqartësi të identifikuara gjatë auditimit.

“Planifikimi dhe realizimi i buxhetit, prokurimit, menaxhimi i llogarive të arkëtueshme, llogarive të pagueshme, të hyrave, pasurisë dhe menaxhimi i dosjeve të personelit janë fusha ku kërkohen përmirësime të mëtutjeshme”, shkruan në konkluzionet kryesore të ZKA-së për Komunën e Prizrenit. Edhe pse kontrollet e brendshme kanë operuar në mënyrë efektive në disa fusha, sipas ZKA-së, dobësi evidente janë vërejtur në disa sisteme të rëndësishme financiare, duke përfshirë prokurimin. “Aranzhimet e qeverisjes që kanë të bëjnë me llogaridhënien, menaxhimin e rrezikut dhe raportimin menaxherial janë të dobëta. Procesi i vetëvlerësimit dhe përgjigjja ndaj rekomandimeve të dhëna nga ZKA-ja dhe NjAB-i nuk po adresohen ashtu siç kërkohet për zhvillimin dhe përmirësimin e organizatës”, shkruan në Raport.

Si sfida janë veçuar mosrealizimi i projekteve kapitale dhe vonesat në pagesat e obligimeve.

Më Shumë

LDK në Prizren uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Dega e LDK-së në Prizren ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku...

Kron Balidemaj fiton Bunarfest 2026, Dona Bytyqi dhe Mohul Varma në podium

Ka përfunduar edicioni i 22-të i Bunarfestit në Prizren, me Kron Balidemajn që u shpall fitues i garës tradicionale në lumin "Lumbardh". Në vendin e...

Lajmet e Fundit