Kurti për vrasjen në Prizren: Krimi është armik i shoqërisë dhe i zhvillimit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka reaguar pas ngjarjes tragjike të vrasjës së një gruaje në Prizren nga bashkëshorti i saj.

“Edhe një grua e vrarë. Edhe njëherë nga burri i saj. Sërish mekanizma shtetërorë disi pasivë. Kësaj radhe në Prizren. Ndryshon vendi në Kosovën që nuk po ndryshon. Rast i dhimbshëm sa s’ka, i padurueshëm, por, jo edhe i rastësishëm. Përsëritja e rasteve të këtilla tregon se kemi të bëjmë me një dukuri, e jo një rastësi”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Reagimi i plotë i Kurtit:

Edhe një grua e vrarë. Edhe njëherë nga burri i saj. Sërish mekanizma shtetërorë disi pasivë.

Kësaj radhe në Prizren. Ndryshon vendi në Kosovën që nuk po ndryshon. Rast i dhimbshëm sa s’ka, i padurueshëm, por, jo edhe i rastësishëm. Përsëritja e rasteve të këtilla tregon se kemi të bëjmë me një dukuri, e jo një rastësi.

Shoqëria jonë duhet t’i thotë vendosmërisht jo dhunës ndaj grave, e jo t’i qaset asaj me pasivitet apo ambiguitet, siç kanë bërë shpesh organet e shtetit.

Krimi është armik i shoqërisë e i zhvillimit. E institucionet duhet të ballafaqohen me krimin, për ta parandaluar apo për të vënë drejtësi.

Është për të ardhur keq, por shpesh shohim se institucionet tona kanë qasje të padrejtë, sidomos kur viktimat e krimit janë gratë. Nënvlerësimi i gruas, apo përbuzja, urrejtja e dhuna ndaj saj janë të papranueshme.

Shteti duhet të angazhohet për t’i çrrënjosur ato nga shoqëria, e në asnjë mënyrë nuk bën t’i lejojë të zënë vend në institucione.

Shpreh dhimbjen, solidaritetin dhe mbështetjen e Lëvizjes me të gjitha gratë viktima të diskriminimit, padrejtësive e krimit. Duhet të angazhohemi të gjithë që kjo gjë të ndryshojë. Urgjentisht!

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me ekspozitë artistike të fëmijëve dhe të rinjve

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, është organizuar një aktivitet i veçantë artistik ku fëmijë dhe të rinj kanë shprehur...

Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit diskuton me Akademinë e Drejtësisë për rritjen e kapaciteteve profesionale

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim pune drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, së bashku me përfaqësues...

Lajmet e Fundit