Nisma nuk merr pjesë nesër në Kuvendin e Prizrenit

Nisma e quan tendencioze thirrjen e seancës së Kuvendit të Prizrenit.

Sipas këtij subjekti politik, mbajtja e seancës në ditën e fillimit të fushatës zgjedhore veprim adoleshente politike.

“Nisma në mbledhjen e fundit me strukturat e saj, pas analizës që i bëri situatës në qytetin e Prizrenit, ka ardhur në përfundim se mbledhja e Kuvendit Komunal e thirrur për datën 25.09.2019 nga kryesuesi i Asamblesë është tendenca e radhës e adoleshencës politike që institucionin e kuvendit të qytetit ta keqpërdorë për qëllime elektorale”, thuhet në reagimin e Nismës, shkruan “PrizrenPress”.

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Artan Abrashi, ka thirrur seancë për nesër.

Ndërkaq, Nisma ka paralajmëruar bojkotimin e kësaj seance.

“Grupi i Kuvendarëve të Nismës nuk do të merr pjesë në këtë mbledhje”.

“NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, shpreson edhe te Kuvendarët e subjekteve të tjera politike në pushtet e opozite që të mos jenë në shërbim të lojërave djallëzore që parashihen të ndodhin në mbledhjen e datës 25.09.2019”

Arsyet e Nismës
1. Me 25.09.2019 është dita e fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit, që për ne dhe elektoratin tonë nënkupton se është dita e fillimit të festës.

2. Kuvendarët e Nismës nuk mbështesin planifikime buxhetore mbi skema të interesit të klaneve dhe komisarëve politik që e rrethojnë Mytaher Haskukën.

3. Grupi i Kuvendarëve të Nismës nuk mbështet pazare mafioze të Albin Kurtit, i cili po e keqperdorë Mytën duke i tjetërsuar dhe vënë pronat e qytetarëve në shërbim të xhepave të Vetëvendosjes.

Më Shumë

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit