Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët dhe të gjithë ata që kontribuuan për lirinë e Kosovës.
Aktivitetet nisën me një seancë solemne të Kuvendit Komunal, ku u kujtua sakrifica e brezave për liri dhe u nderua veçanërisht kontributi i dëshmorëve të komunës, të cilët u cilësuan si themeli i lirisë dhe krenarisë së qytetarëve të Dragashit.

Më pas, përfaqësues të institucioneve lokale, familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë zhvilluan homazhe pranë shtatores së Adem Jashari dhe te varrezat e dëshmorëve, duke përkujtuar me respekt të rënët për liri.
Shënimi i kësaj date u përmbyll me një program artistik kushtuar luftës çlirimtare dhe vlerave të lirisë, i cili mblodhi qytetarët në një atmosferë respekti, krenarie dhe mirënjohjeje për historinë e vendit.

Me rastin e kësaj dite, u përcoll mesazhi se sakrifica e dëshmorëve dhe kontributi i të gjithë atyre që luftuan për lirinë e Kosovës do të mbeten përherë pjesë e kujtesës kolektive të qytetarëve të Dragashit.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit dhe dëshmorëve të Komunës së Dragashit!
Urime 12 Qershori – Dita e Çlirimit të Komunës së Dragashit!/PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
https://prizrenpress.com/428407-2j/
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
