Orët e humbura nuk kompensohen pas anulimit të konkursit për mësimdhënës në Prizren

Këshilltarët e partive opozitare në Kuvendin e Komunës së Prizrenit kanë kërkuar llogaridhënie nga ekzekutivi lokal lidhur me anulimin e konkurseve për punësimin e dhjetëra mësimdhënësve si dhe përgjegjësi për orët e humbura mësimore.

Sipas opozitarëve, mosangazhimi i mësimdhënësve në vitin e ri shkollor si rezultat i anulimit të këtij konkursit ka bërë që nxënësit të kenë mijëra orë të humbura mësimore. Po ashtu kanë theksuar se organet përgjegjëse nuk kanë dhënë sqarime të duhura se si do të kapërcehen problemet në këtë drejtim, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërsa lidershipi komunal ka përsëritur qëndrimin se konkurset janë shpallur në mënyrë të kundërligjshme dhe se anulimi i tyre ka qenë i domosdoshëm. Ekzekutivi lokal ka arsyetuar se në ndërkohë ka ndryshuar legjislacioni, prandaj dhe është në pritje të nxjerrjes së udhëzimeve administrative përkatëse nga niveli qendror.

Shefi i Grupit të këshilltarëve të PDK-së në KK-në e Prizrenit, Simir Krasniqi, ka kërkuar shpjegime se çfarë po ndodh me anulimin e konkurseve për punësimin e mbi 70 mësimdhënësve në shkollat e kësaj komune.

Më Shumë

Rriten rastet me fruth, QKMF në Rahovec hap vaksinimin edhe gjatë festës

Duke parë situatën epidemiologjike dhe rritjen e rasteve me fruth tek fëmijët, Njësia e Vaksinimit në QKMF “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec do të...

Trepça – Bashkimi, sonte gjysmëfinalja e dytë në “Minatori”

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e play-offit të Superligës së Kosovës në Basketboll, mes Trepça dhe Bashkimit. Kjo përballje luhet në palestrën “Minatori”, në Mitrovicë,...

Lajmet e Fundit