Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për lirinë e Kosovës.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar 27-vjetorin e rënies heroike të veprimtarit dhe bashkëthemeluesit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës në rajonin e Anadrinisë, Bedrush Gashi nga Drenoci.
“Sot, bëhen 27 vjet nga rënia heroike e veprimtarit të shquar dhe bashkëthemeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Anadrinisë, Bedrush Gashi nga Drenoci. Ai ia kushtoi jetën kombit dhe ra heroikisht për lirinë e Kosovës… Bedrushi mbetet simbol i guximit, atdhedashurisë dhe sakrificës për liri”, ka shkruar Latifi.

Ndërkohë, në Pastasel është përkujtuar 28-vjetori i rënies së dëshmorit të parë të Ushtria Çlirimtare e Kosovës nga Anadrinia, Milaim Krasniqi, në ditën e Betejës së Parë të Armatosur në këtë zonë. Me këtë rast është shënuar edhe dita e shkollës që mban emrin e tij.
“Në Pastasel, në ditën e Betejës së Parë të Armatosur në Anadrini e në Zonën Operative të Pashtrikut, përkujtuam me nderim në 28-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të parë të UÇK-së nga Anadrinia, Milaim Krasniqin… Me këtë rast, u shënua edhe dita e shkollës që mban me krenari emrin e tij”, ka bërë të ditur Latifi.

Po ashtu, është kujtuar edhe 12 maji 1998, kur në Anadrini është zhvilluar përballja e parë e armatosur kundër forcave serbe në rajonin e Ratkocit, ku u raportua se forcat serbe u detyruan të tërhiqeshin me humbje.
Në atë ditë ranë dëshmorët Milaim Krasniqi dhe Elmi Morina, u plagosën Osman Zyberaj dhe Miftarem Muharemi nga Drenoci, si dhe luftëtari Lulzim Shaip Hoti nga Ratkoci, i cili më vonë ndërroi jetë si pasojë e plagëve. Po atë ditë është vrarë edhe Malush Morina nga Ratkoci.
“Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe mirënjohje për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e atdheut!”, theksoi Latifi./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren