16.8 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Komuna, kryetari dhe asamblistët e Malishevës ndajnë para për Shqipërinë

Kuvendi i Komunës së Malishevës, në një mbledhje urgjente të mbajtur sot, mori vendim për formimin e një shtab koordinues për menaxhimin, grumbullimin dhe transportimin e ndihmave për në Shqipëri, pas tërmetit të djeshëm.

KK i Malishevës, gjithashtu mori vendim edhe për ndarjen e një ndihme në vlerë pesë mijë euro, si dhe të gjithë anëtarët e KK të Malishevës, u propozua të ndajnë nga 50 euro nga paga e tyre. Në këtë mbledhje, edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, deklaroi se nga paga e tij ndanë një mijë euro.

Përndryshe, Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot ka mbajtur një mbledhje urgjente, për situatën e krijuar në Shqipëri, dhe këtë mbledhje e kanë filluar me një minutë heshtje në shenjë nderimi dhe respekti për të gjitha viktimat e tërmetit në Shqipëri.

Më pas, të gjitha grupet politike në Kuvendin e Komunës së Malishevës, kanë shprehur ngushëllimet dhe solidarizimin e tyre me vëllezërit me motrat në Shqipëri.

Po ashtu, me vendim të Kuvendit të Komunës, në mënyrë të organizuar, në ora 18:00, do të ndizen qirinj në parkun e qytetit, në mënyrë të organizuar, në shenjë nderimi për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

Më Shumë

PDK në Prizren themelon shtabin zgjedhor për zgjedhjet e 7 Qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është themeluar shtabi zgjedhor për zgjedhjet e...

LDK-ja në Prizren prezanton kandidatët për deputetë

Degë e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, duke theksuar se ata...

Lajmet e Fundit