PDK në Prizren themelon shtabin zgjedhor për zgjedhjet e 7 Qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është themeluar shtabi zgjedhor për zgjedhjet e 7 Qershorit.

Sipas tij, gjatë takimit me kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Prizren është diskutuar për mobilizimin dhe bashkëpunimin në funksion të organizimit zgjedhor.

“Frymë unike dhe atmosferë shumë e mirë e përcolli sonte takimin me kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Prizren, me të cilët mobilizimi dhe bashkëpunimi kanë sjellë gjithmonë rezultate pozitive. Gjithashtu, themeluam shtabin zgjedhor për zgjedhjet e 7 Qershorit”, thuhet në njoftimin e Totajt, raporton PrizrenPress.

Ai ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës mbetet alternativa për menaxhimin e krizave institucionale dhe zhvillimin e vendit.

“Zgjidhja e vetme në të gjitha krizat institucionale ka qenë dhe mbetet PDK-ja”, ka deklaruar Totaj.

Sipas tij, e ardhmja e gjeneratave të reja lidhet me mirëqenien e qytetarëve, të cilën PDK-ja, siç ka thënë ai, e ka dëshmuar vazhdimisht si subjekt shtetformues, profesional dhe i fuqishëm./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

Lajmet e Fundit