Haskuka: Borrellit i pëlqeu shumë Prizreni

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka pas takimit që pati sot me kryediplomatin evropian, Josep Boriell, tha se atij i pëlqeu shumë qyteti i lashtë i Prizrenit.

I pari i Prizrenit tha se ka njoftuar Borrell lidhur me historikun e qytetit dhe bashkëjetesën mes komuniteteve.Krahas kësaj, Haskuka tha se diplomatit evropian i ka treguar edhe për “çezmën” e Shatërvanit dhe rëndësinë e saj.

Pasi e përcolli mysafirin evropian, Haskuka tha se në takim kanë diskutuar lidhur me projektet e përbashkëta që kanë me BE-në.

Për dallim prej kryetarit Haskuka, diplomati evropian nuk u prononcua para mediave./KosovaPress/

Më Shumë

Në Prizren përmbyllet edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”

Në Prizren është përmbyllur edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”, i mbajtur nga 14 deri më 17 maj, program që mblodhi...

Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në shtëpinë-muze të profesor Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, në 27-vjetorin e zhdukjes...

Lajmet e Fundit