2.5 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Digjet një ish-fabrikë e barnave në Prizren, Drejtoria e Emergjencave dyshon të jetë bërë me qëllim

Mbrëmë është përhapur një zjarr në ish-fabrikën e barnave “Farmakos” në Komunën e Prizrenit.

Drejtori për Emergjenca dhe Siguri në Komunën e Prizrenit, Faruk Dakaj, ka thënë se zjarri duket të jetë shkaktuar “me qëllim”.

“Objekti është djegur në tërësi, fatmirësisht lëndime në njerëz nuk ka”, ka thënë Dakaj, raporton Koha.net.

Ndërkaq, pas këtij rasti, Dakaj ka alarmuar për numrin e vogël të zjarrfikësve në këtë komunë, duke e akuzuar Agjensionin për Menaxhim të Emergjencave se po e bllokon rekrutimin e 30 zjarrfikësve të rinj.

“Përderisa zjarrfikësit edhe jashtë orarit të punës angazhohen gati çdo të dytën ditë në ruajtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve, Agjensioni për Menaxhim të Emergjencave ka më shumë se një vit që bllokon qëllimisht procedurën e rekrutimit të 30 zjarrfikësve të rregullt siç edhe është përcaktuar me ligj”, ka thënë ai.

Dakaj thotë se Ministria e Punëve të Brendshme duhet urgjentisht të marrë masa ndaj, siç thotë ai, “përgjegjësve që bojkotojnë institucionet e sigurisë”.

 

Më Shumë

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Katër banesa moderne në zonat më të mira të Prizrenit, me mundësi pagese fleksibile në këste. Lokacionet • 3 banesa në lagjen Dardania, rruga kryesore Prizren...

Plagosja në Prizren, motiv dyshohet konflikti për kullotjen e bagëtive

Një person është plagosur sot në fshatin Nashec të Prizrenit, dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetë. Kryeprokurori Petrit Kryeziu, bëri të ditur për...

Lajmet e Fundit