9.8 C
Prizren
E premte, 24 Janar, 2025

LDK-ja i vendos kushte Vetëvendosjes në Prizren

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), i ka vendosur kushte Vetëvendosjes, për zgjedhjen e kryesuesit të ri të Kuvendit të Prizrenit.

Ky subjekt politik kërkon rifreskim të marrëveshjes së bashkëqeverisjes në këtë qytet.

Shefi i grupit të këshilltarëve të LDK-së në Kuvend, Haziz Hodaj tha se kushti për Vetëvendosjen është një drejtori më shumë ose postin e Kryesuesit.

“Me qëllim të krijimit të një balance të pushtetit, pas prishjes së koalicionit me Nismën ne kemi kërkuar edhe një drejtori ose Kryesuesin”, tregon Hodaj për “PrizrenPress”.

Kuvendi i Prizrenit ka dështuar të zgjedhë kryesuesin e ri, pas dorëheqjes së Artan Abrashit, i cili në zgjedhjet e fundit është bërë deputet i Kuvendit të Kosovës.

Kandidati i VV-së, Muharrem Elezurtaj dhe ai i PDK-së, Sulltan Badallaj, muajn e kaluar, nuk kanë marrë vota të mjaftueshme për t’u zgjedhur kryesus të Kuvendit.

Lidhja Demokratike e Kosovës pati lëshuar mbledhjen e Kuvendit të Prizrenit.

Shef i grupit parlamentar të LDK-së, Haziz Hodaj tha se nga kryetari Mytaher Haskuka kanë kërkuar të shtyhet mbledhja.

Këta janë super filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Sipas tij, ende nuk ka ndonjë lëvizje konkrete sa i përket tejkalimit të krizës së fundit në koalicionin qeverisës lokal të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Hodaj tha se LDK-ja vlerëson se nevojitet një rifreskim i marrëveshjes mes dy partnerëve qeverisës, me qëllim të krijimit të një balance në pushtetin lokal.

Ndërkaq, përfaqësues nga radhët e VV-së në KK-në e Prizrenit kanë vlerësuar se një marrëveshje e re me LDK-në do të krijonte një mundësi më të favorshme për vendimmarrje në organin më të lartë komunal.

Shefi i grupit të këshilltarëve të VV-së në KK-në e Prizrenit, Adem Shabanaj ka pohuar se nuk është në dijeni nëse ka pas ndonjë lëvizje rreth përtëritjes së ujdisë me LDK-në.

Ai ka vlerësuar se një marrëveshje e re me LDK-në do të krijonte një komoditet më të mirë në vendimmarrje për koalicionin qeverisës.

Shabanaj ka përkujtuar se marrëveshja e koalicionit VV-LDK në Prizren ka qenë në nivel të kandidatëve për kryetar të komunës.

“Tani kjo marrrëveshje pritet që të diskutohet në mes kryetarit të Komunës dhe kryetarit të degës së LDK-së. Është e drejtë ekskluzive e kryetarit të komunës me vendos për këtë punë. Deri më tani nuk kemi ndonjë informacion rreth kësaj çështjeje”, ka thënë ai për “Koha Ditore”.

Sipas tij, koalicioni me LDK-në është bërë për të siguruar shumicën në KK dhe se pas largimit të Nismës nga koalicioni ka probleme sa i përket sigurimit të shumicës së votave në organin më të lartë komunal.

“Por edhe në kohën kur kemi qenë në koalicion me shumicë në Kuvend, gjithmonë kemi pasur probleme nga individë të KK-së, pra kuvendarët e caktuar të subjekteve. Një marrëveshje e re me LDK-në po besoj se do krijojë një komoditet më të favorshëm për Kuvendin dhe pikat të cilat na sillen për votim aty”, është shprehur ai./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarin në Prizren, kanosi për fajde

Prokuroria Themelore në Prizren, ka arritur që me datë 20.01.2025 të arrestoj një person të dyshuar, në pikën kufitare në Merdare. Ai njëjti dyshohet se...

Bëhen 19 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova

Sot mbushen 19 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006, ku u varros...

Lajmet e Fundit