-0.4 C
Prizren
E hënë, 2 Shkurt, 2026

Ministrja Dumoshi takoi ambasadorin e Turqisë, Çagri Sakar

Ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka pritur sot në takim delegacionin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës, të kryesuar nga ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagri Sagar, me të cilët ministrja bisedoi për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ministrja Dumoshi ka vlerësuar kontributin e shtetit të Turqisë që e ka dhënë për Kosovën, me theks në fushat që mbulon MKRS-ja, sidomos në fushën e trashëgimisë kulturore.

Ministrja përmes ambasadorit Sakar e falënderoi qeverinë dhe popullin turk për përkrahjen dhe ndihmën që kanë dhënë dhe që japin për shtetin e Kosovës.

Ministrja Dumoshi shprehu gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit edhe mes MKRS-së dhe ambasadës turke për të realizuar projekte të përbashkëta konkrete.

Ndërkaq, ambasadori turk Sakar, e uroi ministren Dumoshi për detyrën e re dhe e premtoi se bashkëpunimi dhe përkrahja ndaj MKRS-së do të vazhdojë. Mysafirët e informuan ministren për projektet që janë realizuar deri më tani nga qeveria turke në Kosovë.

Ambasadori theksoi se Turqia e Kosova do të vazhdojnë të jenë përkrah njëra-tjetrës edhe në të ardhmen dhe rikonfirmoi se mbështetja e Ambasadës në projekte të ndryshme do të vazhdojë dhe bashkëpunimi do të thellohet edhe më tej.

Më Shumë

Cena renditet i 5-ti në Sofia European Open 2026

Dardan Cena ishte i lirë në xhiron e parë, në të dytën mposhti me Wazaari, Artem Ros nga Ukraina. Në xhiron e radhës ai...

Totaj tregon se punimet për rehabilitimin e “Kejit” në Shadërvan janë drejt përfundimit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se punimet për rehabilitimin dhe rivitalizimin e “Kejit” në zonën e Shadërvanit janë...

Lajmet e Fundit