“Rrimë bashkë, sepse të dy kemi koronavirus”, e dashura Dybalas tregon ditët në karantinë

“Rrimë bashkë, sepse të dy kemi koronavirus”, e dashura Dybalas tregon ditët në karantinë Oriana Sabatini, e dashura e argjentinasit Paolo Dibala, ka folur për “Telefe”, nga shtëpia e tyre në Torino ku dhe i janë nënshtruar vetëkarantinimit pasi rezultuan pozitiv në testin e COVID-19.

Ajo tregon se janë sygjeruar të mos e takojnë njëri-tjetrin, por ata rrinë në të njëjtën dhomë duke qenë se të dy janë të infektuar tashmë.Sabatini ka folur dhe për mënyrën sesi po i kalojnë ditët, duke theksuar se është shumë i nevojshëm pushimi.

“Na këshilluan të mos e takojmë njëri-tjetrin, por ne rrimë në të njëjtën dhomë, sepse jemi të dy të infektuar. Dezinfektojmë gjithçka që prekim, hapim dritaret dhe hedhim mbeturinat shpesh.Tani vetëm flemë gjumë, shikojmë seriale dhe gatuajmë. Është shumë e rëndësishme të pushojmë, pra nuk duhet stërvitje,” tregon Sabatini.

Më Shumë

39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1842 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit