18 C
Prizren
E premte, 20 Qershor, 2025

Berisha: Ndëshkoni krimin dhe korrupsionin në Prizren

Lagja e TrimaveEdhe oborri i Shkollës “Fadil Hisari” ishte i vogël për t’i zënë banorët e Lagjës së Trimave” të cilët kishin dalë në numër të madh për ta pritur liderin e tyre dhe kryetarin e ardhshëm të Prizrenit Zafir Berishën.

Berisha para të pranishmëve që ishin mbledhur në tubimin e Bashkimit Demokratik fillimisht prezantoi kandidatët  nga kjo pjesë e qytetit, Blerim Nezirin, Lirije Bytyqi, Selajdin Selmanaj, Nehat Gashin, Hajri Berisha, Kasam Berisha dhe Gafurr Karanezi,

Berisha në këtë tubim foli për vlerat që kanë kandidatët, dhe gjithë lista e kandidatëve tjerë të cilët janë pjesë e Bashkimit Demokratik dhe të cilët garojnë për Kuvend të Prizrenit. “Jam tepër krenar që pjesën më të mirë të jetës e kam kaluar në këtë lagje gjatë kohës së veprimit ilegal dhe luftës  me djemtë dhe vajzat e kësaj lagje  të cilët i dhanë shumë Kosovës, dhe sot prezenca masive e juaj më bën edhe më përgjegjës në rrugëtimin tonë të përbashkët për të mirën e të gjithë qytetarëve, dikur e kemi luftuar të keqën e madhe që është quajtur Serbi, ndërsa sot kemi obligim që me daljen masive në zgjedhje ta dënojmë në mënyrë demokratike krimin dhe korrupsionin i cili po e dëmton imazhin dhe perspektiven evropiane të qytetarëve të Kosovës dhe Prizrenit”

Nënkryetari i BD-së Osman Hajdari, dhe bartës i listës për Kuvend të Prizrenit para të pranishmëve shpalosi pjesë nga programi zgjedhorë i Bashkimit Demokratik duku u fokusuar me theks të veçantë te zhvillimi ekonomik, ngritja e përgjegjësisë në administratë, shëndetësi dhe arsim si dhe krijimin e një klime politike ku do të vihen në shprehje vlerat e mirëfillta të qytetit të Prizrenit , vlera këto që janë injoruar që nga paslufta nga të gjitha partitë politike që kanë qenë në pushtet.

Karvani i Bashkimit Demokratik vazhdoi takimet edhe me banorët e fshatit Lubizhdë ku kandidatja nga kjo anë Dr.Dashurie Beqaj premtoi banorët e Lubizhdës se me ardhjen e Bashkimit Demokratik në pushtet dhe liderit tonë Zafir Berisha qytetarët e Prizrenit nuk do të jenë më mysafir në qytetin e vet siç ka ndodhur deri tash por do të jenë qytetarë të nderuar në qytetin e tyre sikur në shtëpitë   e tyre./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aktakuzë kundër katër personave për shitblerje të narkotikëve në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren të hënën ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj katër të pandehurve për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën...

Vetëvendosje në Prizren kërkon anulimin e procesit për ndarjen e subvencioneve në kulturë e sport

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dafina Alishani dhe Ilir Gashi, të mërkurën kanë kundërshtuar praktikën e DKRS-së...

Lajmet e Fundit