Dragashi – komuna pa anjë të infektuar me virus COVID-19

Dragashi është ndër komunat e rralla në vend pa anjë të infektuar me virus Covid-19.

Kryetari i komunës së Dragashit, Shaban Shabani, thotë se gjendja në këtë komunë paraqitet stabile, ndërsa deri më tani nuk është shënuar asnjë rast me virus Covid-19, ndërsa njofton se gjatë ditës së sotme do t’i merren mostrat për analiza një personi i cili dyshohet se ka pasur kontakte me të infektuarë nga komunat tjera.

Ai thotë se organet kompetente komunale së bashku me institucionet tjera janë maksimalisht të angazhuara në zbatim të vendimeve të institucioneve shtetërore dhe atyre shëndetësore.

Shabani apelon tek qytetarët që t’i përmbahen rekomandimeve në luftimin e pandemisë Covid-19. /Tv Prizreni/

Më Shumë

47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

27 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Sot mbushen 27 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë, e njohur ndryshe si masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë...

Lajmet e Fundit