6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Evropa po provon të zbusë izolimin

Shumë shtete evropiane, fillojnë masat më lehtësuese pas bllokimit të plotë të muajit të kaluar. Pas dy javësh bllokim të plotë, pas pikut dramatik nga epidemia e koronavirusit, Spanja po përpiqet të rinisë jetën. Disa aktivitete, të tilla si zyra, ndërtimi dhe industria do të rihapen, edhe pse nën masa strikte për higjenën e sigurinë.

Në vend të kësaj, shkollat, kinematë dhe teatrot, restorantet dhe baret vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Rihapja e pjesshme, e vendosur nga një dekret i qeverisë Sanchez më 29 mars, parashikon masa strikte në vendet e punës, distancë, përdorimin e dezinfektantëve dhe maskave, kontrolle në rrugë, shpërndarjen falas të 10 milionë maskave në transportin publik për ata që nuk mun të shkojnë në punë me automjete private.

Italia

Atë që kemi arritur deri tani nuk duhet ta humbin, deklaroi kryeministri italian, Giuseppe Conte, i cili ka urdhëruar zgjatjen e bllokimit kombëtar deri më 3 maj. Megjithatë, një pjesë e vogël e bizneseve, që janë mbyllur që nga 12 marsi, do të lejohen të rihapen sot.

Conte përmendi posaçërisht hapjen e librarive dhe dyqaneve të veshjeve për fëmijë, por raportet e mediave sugjerojnë se mund të përfshihen edhe lavanderi apo shërbime të tjera, përcjell albinfo.ch.

Austria

Nga 14 prilli (nesër), në Austri do të rinis rekuperimi i ngadaltë prej infeksionit nga koronavirusi. Do të rinisin punën dyqanet e vogla me sipërfaqe më pak se 400 metra katrorë, ato të vetë-shërbimit si dhe do rihapen çerdhet.

Qeveria ka parashikuar që nga data 1 maj mund të rihapen aktivitete të tjera tregtare dhe parukieritë kurse nga mesi i muajit maj priten të rifillojnë nga puna baret dhe restorantet.

Çekia

Republika e Çekisë ishte ndër vendet e para evropiane që lëvizi përkundrejt masave lehtësuese. Nga sot lejohen aktivitetet në natyrë, duke respektuar gjithmonë distancat e sigurisë. Disa dyqane tashmë janë rihapur, ndërsa nga muaji maj do rifillojnë punën aktivitetet prodhuese.

Norvegjia

Të mërkurën nis faza e dytë në Norvegji, ku do të rihapen kopshtet dhe shkollat ??fillore. Aktivitetet e prodhimit ende do të qëndrojnë të mbyllura, të paktën deri në muajin maj. Deri në maj, do rifillojnë punë edhe aktivitetet tregtare, si edhe restorantet dhe baret.

Gjermania

Tani për tani, kufizimet në Gjermani mbeten në fuqi deri më 19 prill. Por, diskutimi ka filluar për të lehtësuar kufizimet. Në Belgjikë dhe Finlandë, nga ana tjetër, specialistët e shëndetit publik po shqyrtojnë heqjen e masava të karantinës, por pa shpallur ende ndonjë datë.

Më Shumë

56 vjet nga vdekja e novelistes amerikane, Edna Ferber

E quajtur “Novelistja më e madhe amerikane e kohës së saj”, novelistja dhe dramaturgja fituese e çmimit Pulitzer, Edna Ferber vdiq 55 vjet më...

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Vërmicës nga ana e Kosovës dhe Morinës nga ana e...

Lajmet e Fundit