1.4 C
Prizren
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Kurti i shkruan letër Thaçit: Zgjedhje pas pandemisë, mos përdorni standard të dyfishtë

Kryeminsitri në detyrë, Albin Kurti, i ka shkruar sërish letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke ja bërë të ditur se nuk e refuzojnë kërkesën e tij për dërgimin e emrit të mandatarit. Porse ai ka ripërsëritur se kërkojnë zgjedhje posa të kalojë pandemia e koronavirusit.

Kurti edhe në këtë letër ka kërkuar sqarim për “përdorimin e standardit të dyfishtë që Thaçi dhe partitë politike po tentojnë ta imponojnë në rrugë jokushtetuese”.

“Do të jem në pritje të sqarimit tuaj, me shpresën se do të përdorni standardin e njëjtë që po pritni nga unë. Pas përgjigjes suaj mbase mund ta kem më të qartë arsyen pas këtij insistimi për t’u marrë me çështje dytësore e tretësore, në një kohë kur të gjithë duhet të bashkohemi në luftën kundër armikut të përbashkët- COVID-19”.

Ai tutje ka shtuar se pret nga ai t’i përgjigjet letrës së fundit që ky ja dërguar.

Image

 

Më Shumë

U paralajmërua për acar dhe temperatura deri në -20 gradë për fundvit në Kosovë, reagon IHMK

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka reaguar rreth lajmeve se fundviti në Kosovë do të shoqërohet me temperatura ekstreme minimale deri – 20°C dhe me...

Blero ‘kapet mat’ me të dashurën e re

Këngëtari Blero Muharremi, duket se po kalon një periudhë të re dhe të lumtur në jetën e tij personale. Pas një periudhe të gjatë të...

Lajmet e Fundit