DKA në Prizren mban takim me drejtorët e shkollave, në fokus siguria dhe digjitalizimi

Me ftesë të drejtoreshës së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, është mbajtur një takim pune me drejtorët e institucioneve arsimore të Komunës së Prizrenit, ku morën pjesë edhe përfaqësues të Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të Komunës së Prizrenit, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale në sektorin e arsimit, koordinimin e aktiviteteve dhe planifikimin e veprimeve për periudhën e ardhshme.

“Me këtë rast u diskutua për zhvillimet aktuale në sektorin e arsimit, koordinimin e aktiviteteve dhe planifikimin e veprimeve për periudhën e ardhshme, me theks në sfidat dhe arritjet për vitin shkollor 2025-2026, siguria në shkolla e implementimi i strategjisë, buxheti dhe obligimet financiare si dhe digjitalizimi i institucioneve edukativo-arsimore”, thuhet në njoftim.

Sipas komunës, takimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimin e ideve për përmirësimin e cilësisë së arsimit në Prizren./PrizrenPress.com/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Nisin përgatitjet për Karnavalin Golden Eagle në Suharekë, Muharremaj premton një organizim të paharrueshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet për organizimin e Karnavalit Golden Eagle 2026, i cili...

Shpërblehet Mamusha

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se komuna që ai udhëheq është shpërblyer nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe organizata Helvetas,...

Lajmet e Fundit