8.3 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Dhjetë ish-sekretarët e përgjithshëm marrin pagën e plotë pa punuar

Kalimi në listën tepricë nuk i ka prekur pagat e 10-të ish-sekretarëve të ministrive të prekura nga riorganizimi i dikastereve qeveritare. Edhe pse Rregullorja për nëpunësit civilë parasheh që pagesa të jetë 70 për qind e pagës bazë deri në një vit, nëse nëpunësi civil nuk ricaktohet në pozitë tjetër, ata janë paguar me pagë të plotë për muajt mars dhe prill.

Për çështjen e pagesave ka pasur kundërshtime në mes opinioneve të Zyrës Ligjore të Zyrës së Kryeministrit dhe asaj të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. E ish-sekretarët kanë kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që t’i sistemojë ata në pozita ekuivalente, raporton KOHA.

Zyrtarët që përfunduan në listën tepricë nga vendimi i 19 shkurtit janë: Fitim Sadiku, ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ekrem Kastrati, ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hajriz Koca, ish-sekretar i përgjithshëm në Ministri të Inovacionit, Naim Baftiu, ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Financave, Lulzim Ejupi, ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Arton Berisha, ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Administratës Publike, Nazmi Zenelaj, ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Burim Rraci, ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Arben Çitaku, ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Betim Reçica, ish-sekretar i përgjithshëm Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit. Të gjithë këta marrin paga mujore më të larta se 1 mijë euro.

Në korrespodenca të siguruara nga gazeta, Zyra Ligjore e Zyrës së Kryeministrit ka kërkuar që të veprohet në bazë të Rregullores për nëpunësit civilë tepricë, përkatësisht me nenin 4 të kësaj rregulloreje.

Më Shumë

Kubëzohen rrugët e fshatit Kuk në Dragash

Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, sot vizitoi njërin prej 20 akseve rrugore që po kubëzohen në fshatin Kuk. “Sot vizitova njërin nga 20 akset rrugore...

Rikonstruktimi i shkollës “Besim Ndrecaj” sjell kushte moderne për nxënësit e Malësisë së Re në Prizren

Shkolla  “Besim Ndrecaj” në  Malësi të Re në Prizrenit ka marrë një pamje të re pas rikonstruktimit të plotë të ambienteve të saj. Klasa moderne,...

Lajmet e Fundit