Begaj për situatën me pandeminë në Malishevë: Do të përballemi edhe më dëme ekonomike

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka folur për situatën pandemike me COVID-19, në këtë komunë.

Begaj ka thënë se deri më sot nga fillimi i pandemisë janë shënuar 181 raste, në Malishevë.

Sipas tij, 40 raste janë ende në shërim ndërsa 13 të tjerë kanë ndërruar jetë.

“Gjithsej kemi pasur 181 raste me COVID-19. 40 persona janë ende në proces të shërimit, 13 raste vdekjeje. Në fillim kemi qenë mjaft të goditur, pasi ka qenë një risi për të gjithë ne. Duhet të mbrojmë jetën e qytetarëve tonë. Nëse ne vetëdijësohemi dhe do jemi më të kujdesshëm do të kemi më pak pasoja”, ka thënë ai.

Kryetari Begaj po ashtu tha se vendi do të përballet edhe më dëme të mëdha ekonomike nga kjo pandemi.

“Besoj që do të kemi pasoja edhe ekonomike, jo vetëm në Malishevë, pasi kjo komunë gjithmonë ka qenë e dobët ekonomikisht, por në mbarë vendin. Këtë vit ka pasur pak bashkëatdhetarë, gjithmonë i kemi pas krahë të fortë. I jam shumë mirënjohës atyre”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Më Shumë

Nis sot verifikimi dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë në 38 QKN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nis procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimit të votave për kandidatët...

Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ekonomi, siguri dhe diasporën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për një takim në odën e familjes Krasniqi në Prizren, ku është pritur nga boksieri Haxhi Krasniqi...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit