Nga Enver N. Rexhaj
Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të dhunës në një shoqëri, përgjegjësia është kolektive. Kjo është pyetja që duhet t’i bëjmë vetes pas çdo tragjedie: çfarë klime kemi ndërtuar së bashku?
Vdekja e një të riu është një plagë e rëndë për familjen, miqtë dhe shoqërinë. Drejtësia do të përcaktojë përgjegjësit për këtë ngjarje tragjike.

Sot jetojmë në një kohë kur gjuha e urrejtjes, etiketimet dhe përçarjet janë bërë pjesë e përditshmërisë. Kundërshtari politik nuk shihet më si dikush me mendim ndryshe, por si armik që duhet poshtëruar. Fyerjet dhe nxitja e ndasive shpesh paraqiten si forcë, ndërsa dialogu dhe respekti si dobësi. Në një ambient të tillë, urrejtja gjen terren për t’u përhapur.
Paramendoni sikur natyra të vepronte si disa politikane. Çdo vit stinët ndryshojnë katër herë, ashtu si në demokraci ndryshojnë qeveritë dhe pushtetet. Por sikur natyra të zemërohej me çdo ndryshim dhe të kërkonte jetë njerëzish sa herë që vjen pranvera, vera, vjeshta apo dimri? Bota do të ishte e pabanueshme. Natyra e kupton se ndryshimi është pjesë e jetës. Vetëm ne njerëzit arrijmë ta shohim mendimin ndryshe si arsye për përçarje.
Prandaj nuk mjafton të dënojmë krimin pas tragjedisë; duhet të marrim përgjegjësi për klimën që krijojme çdo ditë. Secili zgjedh nëse do të ushqeje urrejtjen apo respektin, do të përhapë fyerje apo dialog, do të normalizoje përçarjen apo vlerat që na bashkojnë. Le të fillojmë nga vetja: nga fjalët që përdorim në publik, në rrjetet sociale dhe në jetën e përditshme, nga mënyra si flasim për ata që mendojnë ndryshe dhe nga shembulli që u japim të rinjve.
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren