KB Bashkimi ka vazhduar me kompletimin e skuadrës për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar afrimin e Arian Azemit.
“Mirë se vjen, Arian Azemi! Ariani është zyrtarisht pjesë e KB Bashkimit me kontratë 2-vjeçare”, ka njoftuar klubi prizrenas, raporton PrizrenPress.

Azemi bëhet një tjetër emër i ri në radhët e portokallinjëve, teksa Bashkimi po vazhdon përgatitjet për edicionin e ardhshëm. Më herët, klubi ka prezantuar edhe përforcimet Adrio Bailey dhe Divine Myles, si dhe ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Valon Bunjakun, Lejson Zeqirin dhe Shannon Shorter.
Me këto lëvizje, nënkampioni i Kosovës po vazhdon ndërtimin e ekipit për sfidat e sezonit 2026/27./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
