Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nis procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimit të votave për kandidatët për deputetë në 38 Qendra Komunale të Numërimit (QKN).
Sipas KQZ-së, fillimisht bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime, ndërsa më pas vazhdon numërimi i votave për kandidatët për deputetë.

Paraditen e sotme, procesi nis në QKN-të e 15 komunave: Leposaviq, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
Ndërkaq, nga ora 16:00, aktivitetet fillojnë edhe në 23 komunat e tjera, përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Pejën, Gjakovën, Ferizajn, Mitrovicën e Jugut, Rahovecin dhe Suharekën.
KQZ ka bërë të ditur se në orën 16:30 do të mbajë konferencë për media në QKN “1 Tetori” në Prishtinë, ku do të njoftojë për ecurinë e procesit të verifikimit dhe numërimit të votave pas ditës së zgjedhjeve./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
