Berisha: Transferi prej 2 milionë eurove nuk ka mundur të bëhet vetëm nga një person

Koordinatori nacional për siguri kibernetike, Zafir Berisha ka qenë pjesë e dokumentarit “Expose”.

Tema kryesore ka qenë skandali i vjedhjes së dy milionë eurove, që u përfolën goxha shumë në opinionin kosovar.Megjithatë, Berisha beson se transferi i kryer nuk ka mundur të bëhet vetëm nga një person, por nga disa.

“Me gjasë ai transfer nuk ka mundur të bëhet nga një individ, por nga disa sosh. Me aq sa jam i informuar unë, ka pasur keqpërdorim të besimit të njëri-tjetrit, gjithmonë duke mos e ditur rrezikun e gjërave personale, sepse ne në institucione kemi pozita të ndjeshme, e që duhet ta ruajmë privatësinë, siç është thesari dhe jo vetëm, prandaj unë mendoj se njerëzit kompetentë janë të koncentruar brenda ministrisë së punëve të brendshme duhet ta mendojnë një formë sesi ta ngrisin vetëdijen e zyrtarëve nëpër institucione rreth kësaj çështje”, tha mes tjerash ai.

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit