Ibrahimovic zgjidhet lojtari i muajit në Serie A

Veterani i sulmit ka shkëlqyer në fillim të sezonit në kampionatin italian duke i realizuar 7 gola në katër ndeshje, ndërsa e ka edhe një asistim

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit tetor në Serie A.

39-vjeçari është duke treguar paraqitje mbresëlënëse pavarësisht moshës.

Në katër ndeshje të luajtura, Ibra ka arritur t’i shënojë shtatë gola dhe të asistojë një herë, raporton Front Online.

Së bashku me klubin e tij, Milan, janë kryesues të tabelës në Serie A, të cilët prijnë me 16 pikë, dy më shumë se sa vendi i dytë.

Të dielën Milani do ta presë në shtëpi skuadrën e Veronës, ndeshje kjo e xhiros së shtatë.

“Rossoneri” i dhanë fund serisë prej 24 ndeshjesh pa humbje të enjten pas humbjes në shtëpi nga skuadra franceze, Lille me rezultat 0-3. /Front Online/

Më Shumë

“Efekti Limaj” në Malishevë? PDK prin në bastionin tradicional të Nismës

Rezultatet e para preliminare nga komuna e Malishevës po e vendosin PDK’në të parën. Me 27 nga 72 vendvotime të numëruara, përkatësisht 37.50 për...

Drejtoresha Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e nxënësit Jasin Kurtaj

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit Jasin...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit