Për tri ditë me radhë, Kosova ishte qendra e çiklizmit ballkanik, duke organizuar me sukses BCU Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit Rrugor 2026, ku morën pjesë qindra garues, trajnerë dhe zyrtarë nga 10 shtete të rajonit dhe më gjerë.
Kampionati u përmbyll me sukses organizativ dhe me një rezultat të rëndësishëm për sportin kosovar. Çiklisti Festim Kurti fitoi medaljen e bronztë në disiplinën Individual Chronometer, duke siguruar për Kosovën një vend në podium në garën më prestigjioze rajonale të çiklizmit.

Me këtë rast, Komiteti Olimpik i Kosovës ka përgëzuar Kurtin për suksesin e arritur, si dhe Federatën e Çiklizmit të Kosovës për organizimin e shkëlqyer të kampionatit.
“Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon Festim Kurtin për medaljen e bronztë, si dhe Federatën e Çiklizmit të Kosovës për organizimin e suksesshëm të Kampionatit Ballkanik, i cili dëshmoi edhe një herë kapacitetet e Kosovës për zhvillimin e ngjarjeve sportive ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Kampionati Ballkanik i Çiklizmit Rrugor 2026 solli në Kosovë elitën e çiklizmit të rajonit, duke promovuar sportin, bashkëpunimin ndërmjet federatave dhe potencialin e vendit për organizimin e ngjarjeve të mëdha sportive./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
