0.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Ekspertët në Itali: E nevojshme mbyllja e dytë kombëtare, situata e COVID-19 del jashtë kontrollit

Eksperti i shëndetësisë, në Itali, Massimo Galli ka mbështetur thirrjet për një bllokim të dytë kombëtar, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Sipas mediave të huaja ai është shprehur se në Itali situata ka dalë jashtë kontrollit dhe sipas ekspertëve mbyllja e vendit është e nevojshme.

“Kam frikë se nuk ka dyshim se situata është kryesisht jashtë kontrollit. Ne duhet të organizohemi, përndryshe pandemia do të marrë qindra jetë njerëzish.”– tha ai.

Italia së fundmi ka regjistruar 32,616 raste të reja të dhe 331 vdekje. Ndërkohë mësohet se katër rajone kanë parë masa më të ashpra. Në të gjithë vendin mbajtja e maskës është e detyrueshme si brenda ashtu edhe jashtë. Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë regjistruar 935,104 të infektuar dhe 41,394 viktima, ndërsa në gjendje të rëndë për jetën janë 2,749 pacientë.

Më Shumë

Borë e acar në ndërrimin e motmoteve, paralajmërohen temperatura deri në -20 gradë

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci, përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të ketë mjegull në ditët në vijim...

Nxënësit nga Peqani i Suharekës vizitojnë “Reporting House”, njihen me historinë bashkëkohore të Kosovës

Nxënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Dëshmorët e Tivarit” nga fshati Peqan i Komunës së Suharekës kanë realizuar një vizitë edukative...

Lajmet e Fundit