14 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.620 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 560 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 6 raste (75, 74, 68, 66, 61, 48 vjeç), Ferizaj 2 raste (71, 62 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 60 vjeç), Pejë 2 raste (71, 72 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Istog 1 rast (64 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 42.337 raste nga 151.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.087 raste të vdekjes.

 

Më Shumë

Shtrenjtohen kurbanet në Prizren – deri në 600 euro dashi i madh

Me afrimin e festës së Kurban Bajrami, qytetarët në Kosovë po përballen me çmime më të larta për sigurimin e kurbaneve këtë vit. Në tregut...

Bob Dylan feston 85-vjetorin, ikona që ndryshoi historinë e muzikës moderne

Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më...

Lajmet e Fundit