12 C
Prizren
E diel, 20 Prill, 2025

Posta reagon dhe sqarohet: S’ia kemi rritur pagën askujt

Mediat sot kanë raportuar se Bordi i Përkohshëm i Postës ka marr vendim për rritjen e pagës për kryeshefin e postës dhe zyrtarëve tjerë të lartë.

Ndaj këtij lajmi kanë reaguar zyrtarë të Postës të cilët kanë thënë që nuk kanë rritur pagë të askujt e as të zyrtarëve të lartë.

Reagimi i plotë:

Për hirë të së vërtetës, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës nuk ka rritur asnjë pagë të askujt dhe as të zyrtarëve të Lartë.

Por, që e ka gjetur një gjendje pa ligjshmërie nga ish Bordi i Përkohshëm deri më 1 tetor 2020 me motive që ata i dijnë kishte prishur hierarkinë e përgjegjësisë ligjore dhe llogaridhënëse, duke zbritur kompesimin e zyrtarve të Lartë nën pagat e vartësve të tyre.

Bordi i Përkohshëm i Postës, në kuadër të reduktimit të shpenzimeve ka planifikuar nivelin e ri të koeficientëve, duke filluar nga grada 17 e zyetarëve të lartë, deri te grada 1 tek punëtori i terrenit.

Andaj, Bordi i Përkohshëm i Postës së Kosovës, nuk ka pasur asnjë mundësi të filloi zbatimin dhe nivelin e ri të Biznes Planit për vitin 2021, pa e kthyer rregullsinë ku eprori paguhet më shumë se vartësi.

Bordi, në mledhjen e radhës do të aprovoi Biznes Planin 2021 – 2023 dhe aty do të reduktohen shpenzimet e stafit sipas standardeve, praktikave dhe përgjegjësisë nga zyrtarët e Lartë grada 17 deri në graden 1. Zbritja e pagave do të hyjë në fuqi nga 1 janar 2021.

Titujt e mediave me tendenca dhe për të kënaqur egon e disa grupeve që kanë humbur privilegjet, nuk ndikojnë në punën dhe vendimet e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve dhe Menaxhmentit të Postës së Kosovës.

Jemi fokusuar si Bord dhe Menaxhment i ndërmarrjes të tejkalojmë sifdat afariste në këtë kohë pandemie, për të zgjeruar shërbimet për klinetet dhe qytetarët e Kosovës.

Më Shumë

Përpjekja e tretë për konstituimin e Kuvendit, në ora 12:00 sërish mblidhen deputetët

Deputetët sot do të tentojnë për herë të tretë të konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Me fillim nga ora 12:00 do të vazhdojë seanca konstituive e...

Pas bukës, rritje të çmimit do të ketë edhe te produktet e tjera

Pronar biznesesh në Kosovë kanë alarmuar se çmimet e produkteve mund të shënojnë ngritje deri në 30% më shumë si shkak i shtrenjtimit të...

Lajmet e Fundit