I shpërndau fotografi të vajzës në internet, babai raporton prizrenasin në Polici

Një burrë nga Prizreni ka raportuar në polici se një person i ka shpërndarë foto të vajzës së tij në internet, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i dyshuari është intervistuar dhe se me vendim të prokurorit i është konfiskuar edhe telefoni celular.

“Prizren 03.12.2020-NN. Me 10.12.2020 një mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar përmes internetit i ka shpërndarë disa personave NN. fotografi të vajzës së tij. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i është konfiskuar telefoni celular dhe është liruar në procedurë të rregullte”, thuhet në raport.

Më Shumë

Aksident mes dy veturave në Rugovë të Hasit, dy të lënduar

Rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, në fshatin Rugovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku si pasojë e aksidentit janë...

Nisin punimet për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Bingeni” në Prizren

Kanë nisur punimet për realizimin e projektit “Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugën ‘Bingeni’ (Hamit Thaqi)” në Prizren, investim që synon përmirësimin e...

Lajmet e Fundit