‘Çmenden’ serbët shkaku i Kosovës, i quajnë spanjollët ‘vëllezër të përhershëm’

“Vëllezërit e të gjitha kohëve: Spanjollët refuzojnë të luajnë kundër shtetit të rremë të Kosovës!?”, me këtë titull mediumi serb ‘SportExtra’ ka përshkruar tentativat e Spanjës që të mos lejojë Kosovën të luaj me simbolet e veta shtetërore në kualifikimet e kampionatit botëror ‘Katari 2022’.

Të hënën e kaluar, Kosova u caktua në grupin B së bashku me Spanjën, Gjeorgjinë, Greqinë dhe Suedinë.

Tre nga këto shtete nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, por asnjëra nuk ka qenë e zëshme për të kundërshtuar ballafaqimin sikur Spanja.

Çështja ka shkuar aq lartë, sa që ministrja e Punëve të Jashtme, Arancha González Laya, deklaroi se shteti spanjoll do të negociojë me FIFA-në për të shikuar mundësinë për të mos lejuar përfaqësimin e shtetit tonë me flamur e himn.

Më Shumë

Në Savrovë përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Në fshatin Savrovë të Suharekës është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nderim të bijve dhe bijave të rënë për lirinë e vendit. Në këtë aktivitet,...

Ballkani U19 shpallet kampion i Kosovës, siguron pjesëmarrjen në Evropë

Ekipi U19 i Ballkanit është shpallur kampion i Kosovës për sezonin 2025/26, duke kurorëzuar me sukses një edicion të jashtëzakonshëm në futbollin e grupmoshave Me...

Lajmet e Fundit