5.2 C
Prizren
E hënë, 20 Janar, 2025

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje në Prizren, ikin dy të tjerë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren pasi dyshohet se kanë vjedhur në një depo të material ndërtimor.

Përmes një komunikate, Policia thotë se është njoftuar se katër persona të maskuar dhe me armë të gjata janë duke kryer grabitje dhe pas shkuarjes së Policisë, ata kanë filluar të ikin.

“Policia duke reaguar me efikasitet dhe shkathtësi profesionale ka filluar ndjekjen e personave të dyshimtë dhe të rrezikshëm pasi ishin të pajisur më armë të gjata. Gjatë ndjekjes së tyre të cilët kishin ikur në këmbë nëpër fushë në afërsi të rrugës transite, policia ka arritur të ndalojëk dy nga të dyshimtit të cilët ishin në posedim të dorëzave, maskave që mbulon fytyrat për tu mos ju ditur identiteti, pajser që e kanë përdorur për të hapur me force dyert e depos, bateri elektrike si dhe rreth 495 euro që dyshohet se janë grabitur”, thuhet në njoftim.

Me ketë rast janë ndaluar dhe arrestuar dy të dyshimtë: Xh.V i lindur në vitin 1977 me pseudonimin kriminal “VRANJEVCI” dhe F.E i lindur në vitin 1982 me pseudonimin kriminal “LLAPQINA”.

Aktualisht njoftohet se njësitë e specializuar të hetimeve së bashku me inteligjencën janë në kërkim edhe të dy personave të dyshimtë të cilët kanë marrë pjesë në grabitjen e armatosur për të cilët janë siguruar informacione mbi identitetin e tyre.

Rasti është duke u trajtuar nga njësia e hetimeve në Prizren, dhe për këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit në Prizren i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë për dy personat e dyshimtë.

Më Shumë

Dita e sotme e vranët, mëngjesi me ngrica dhe mjegull

Gjatë ditës së shtunë, në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë mëngjesit dhe natës priten ngrica...

106-vjetori i mbajtjes së Konferencës së Paqes në Paris

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot Konferenca e Paqes në Paris, e cila hapi zyrtarisht punimet më 18 janar 1919. Kjo konferencë u organizua nga Fuqitë...

Lajmet e Fundit