Në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec është mbajtur konsultimi publik për Projekt-Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029, me pjesëmarrjen e qytetarëve, ekspertëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.
Sipas njoftimit, gjatë takimit është diskutuar për mbrojtjen e monumenteve historike, promovimin e traditave të Rahovecit dhe lidhjen e trashëgimisë kulturore me zhvillimin e turizmit lokal.

Pjesëmarrësit kanë paraqitur komente dhe sugjerime lidhur me përmbajtjen e planit, të cilat do të shqyrtohen nga grupi punues në kuadër të procesit të hartimit të dokumentit përfundimtar.
“Të gjitha sugjerimet e pranishme u shënuan nga grupi punues për t’u integruar në planin final”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
