Turqia konfirmon rastet e para të variantit të ri të coronavirusit

Turqia ka njoftuar të premten rastet e para të variantit të coronavirusit të ri (COVID-19) të regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka ndërmarrë të gjitha masat paraprake.

“Në hetimet e bëra për shkak të mutacionit me origjinë nga Mbretëria e Bashkuar, varianti i virusit u zbulua në 15 persona që hynë në vend nga Mbretëria e Bashkuar dhe janë zbatuar masat e nevojshme”, u shpreh në Twitter ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Ai shtoi se hyrjet nga Mbretëria e Bashkuar për në Turqi janë pezulluar përkohësisht, transmeton Anadolu Agency.

Sipas tij, personat që ranë në kontakt me personat e infektuar gjithashtu janë në karantinë.

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar një variant të ri të coronavirusit që zyrtarët thonë se është shumë infektiv, por nuk ka pasur dëshmi deri më tani se mund të shkaktojë sëmundje të rëndë ose vdekshmëri, thanë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Turqia sot raportoi 12.203 raste të reja me COVID-19 dhe 212 viktima të reja. Numri i infeksioneve në vend tejkaloi 2,22 milionë, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 21.093.

Më Shumë

Totaj përgëzon LV-në për rezultatin në zgjedhje: Është koha t’i ulim tensionet elektorale

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se procesi zgjedhor i 7 qershorit tregoi edhe një herë maturinë e lartë demokratike të...

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Lajmet e Fundit