Fauci: Edhe ata që e kanë kaluar koronavirusin duhet të marrin 2 dozat e vaksinës

Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se edhe personat që kanë pasur Covid-19 duhet të marrin dozën e dytë të vaksinës.

“Ne aktualisht nuk kemi prova të mjaftueshme që provojnë të kundërtën,” shkroi Fauci në Twitter nga llogaria e Shtëpisë së Bardhë.

Fauci gjithashtu theksoi se të gjithë ata që kanë pasur Covid-19 duhet të vaksinohen.

“Nëse keni pasur Covid-19, përsëri duhet të vaksinoheni. Meqenëse riinfektimi i është i pazakontë 90 ditë pas infektimit fillestar, mund ta shtyni vaksinimin deri në fund të asaj periudhe 90-ditore. Por vaksinimi duhet bërë, ” shtoi ai.

 

Kjo deklaratë vjen pasi një studim paraprak i postuar në internet tregoi se personat që ishin infektuar më parë me koronavirus, kishin tendencë të kishin nivele të antitrupave që ishin të barabarta me ose mbi ato të njerëzve që kishin marrë të dyja dozat, por që nuk ishin infektuar asnjëherë.

Më Shumë

Haxhi Avdyli kërcënohet me dajak në Facebook

Haxhi Avdyli i cili do të kandidoj në listën e LDK-së, si pjesë e ekipit të Vjosa Osmanit, ka publikuar në Facebook një kërcënim...

KQZ miraton fletëvotimin për votim me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit për votimin me postë jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme...

Lajmet e Fundit