15.2 C
Prizren
E diel, 16 Nëntor, 2025

Hoxhaj në Prizren: Mytaheri s’ka qenë në gjendje as bërllokun me e heqë prej rrugës, e lërë më të qeverisë

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka mbajtur tubim me qytetarë të Prizrenit, me të cilët takimin e ka nisur me një videoklip ku u transmetuan fjalimet e dikurshme të Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Hoxhaj bëri thirrje që të pranishmit ta japin maksimumin në këto zgjedhje duke e votuar PDK-në dhe t’i përkrahin kandidatët e kësaj komune për deputetë.

Ai kritikoi qeverisjen e LVV-së në Prizren dhe lavdëroi PDK-në, duke thënë se partia e tij është një lis i madh që i ka rrënjët e thellë dhe se kushdo që bën përpjekje për ta rrezuar e ka të kotë.

“Ju, si edhe disa komuna të tjera, e dini më së miri se çka nënkupton qeverisja e VV-së në pushtet lokal, dhe kësaj keqqeverisjeje duhet t’i japim fund në Prizren. Fillimisht ta fitojmë pushtetin qendror dhe pastaj Shaqir Totën ta bëjmë kryetar këtu në Prizren”.

“Modeli i Vetëvendosjes është model autoritar, i keqqeverisjes në nivel lokal dhe ju në Prizren e dini që Mytaher Haskuka s’ka qenë në gjendje as bërllokun me e heqë prej rrugës, e lërë më me qeverisë. As qentë endacakë me i largu prej rrugës, e lëre më me sjellë ndonjë projekt më të madh në Prizren”.

“Programi ynë nënkupton rritje të pagës mesatare në 300 euro për ata që punojnë në sektor privat. Garojmë për ta përmirësuar gjendjen e shëndetësisë, duke sjellë vaksinën në Kosovë”.

“Lëvizja Vetëvendosje as nuk e ka njohur flamurin e Kosovës, e as s’ka bashkëpunuar me ndonjë administratë të SHBA-së”.

“Ne do t’i rrisim pensionet për veteranë të luftës nga 170 në 300 euro. Do t’i rrisim pagat për mësimdhënës në 600 euro, për profesorë të shkollave të mesme në 700 euro, për Policët e Kosovës 750 euro, për mjekët 1500 euro, infermieret 650 euro”, u shpreh Hoxhaj./KlanKosova/

Më Shumë

U fjalosen gjatë orarit të punës, IPK rekomandon suspendimin e dy policëve në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policor në Prizren. Kjo pasi, sipas IPK-së të dyshuarit janë përfshirë në një mosmarrëveshje me...

Mallra të padeklaruara kapen në Vërmicë – tri raste gjatë kontrolleve të fundit

Gjatë kontrolleve të zhvilluara ditët e fundit në Pikëkalimin Kufitar të Vërmicës, zyrtarët doganorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare kanë zbuluar tri raste të...

Lajmet e Fundit