Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e një kapitulli të ri për skuadrën prizrenase.

Përmes një njoftimi zyrtar, klubi bardhezi ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për kontributin, angazhimin dhe përkushtimin e Bashës gjatë periudhës sa ishte në krye të klubit.

“Puna dhe përkushtimi i tij do të mbeten pjesë e rrugëtimit të FC Lirisë, ndërsa i urojmë suksese në të gjitha angazhimet e ardhshme, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal”, thuhet në njoftimin e klubit, raporton PrizrenPress.

Nga Liria është bërë e ditur se, duke respektuar historinë, traditën dhe vlerat e klubit, angazhimi do të jetë i përditshëm për ta çuar skuadrën drejt një të ardhmeje edhe më të suksesshme.

Klubi ka theksuar se do të vazhdojë të ndërtojë një ekip që përfaqëson me dinjitet qytetin e Prizrenit, historinë dhe tifozët e tij besnikë, duke falënderuar njëkohësisht tifozët për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme dhe duke i ftuar ata të jenë pjesë e rrugëtimit të ri të klubit./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Lajmet e Fundit