Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë territorin e Komunës së Prizrenit.
Aktualisht, punimet janë përqendruar në ripërtëritjen e ngjyrës së shtegut të biçikletave në unazën kryesore të qytetit, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

“Punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal po realizohen sipas planit në gjithë territorin e Komunës së Prizrenit, ku aktualisht po ripërtërihet ngjyra e shtegut të biçikletave në unazën kryesore të qytetit”, thuhet në njoftim.
Sipas komunës, punimet do të vazhdojnë edhe nëpër fshatra deri në përfshirjen e të gjitha lokacioneve të planifikuara.
“Punimet do të vazhdojnë edhe nëpër fshatra, deri në përfshirjen e të gjitha lokacioneve të planifikuara, për të ofruar infrastrukturë rrugore sa më të sigurt dhe funksionale për të gjithë banorët tanë”, theksohet në njoftim./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
