10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Dy të vdekur dhe 344 raste të reja me Covid në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.281 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 344 raste pozitive.

Sipas njoftimit të KShPK-së, brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 1 rast (63 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 63.433 raste nga 258.636 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.534 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.891 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.008.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 127 raste, Podujevë 27 raste, Prizren 25 raste, Vushtrri 18 raste, Pejë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Gjakovë 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Obiliq 12 raste, Suharekë 10 raste, Gjilan 9 raste, Dragash 8 raste, Drenas 8 raste, Lipjan 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 6 raste, Klinë 4 raste, Malishevë 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nja 1 rast komunat Graçanicë dhe Viti./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet heroi Besim Ndrecaj

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe në Suharekë. Ishte ai që...

Nasheci drejt shndërrimit në pikë të rëndësishme turistike

Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Adem Morina, ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës, rrugëve dhe...

Lajmet e Fundit