Kandidatët më të votuar për deputetë nga PDK-ja në Prizren

Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës u rendit e dyta në nivel vendi me 17,41%, apo 137.722 vota të grumbulluara nga votimi i rregullt, shkruan “Epoka e re”.

“Epoka e re” ka siguruar listën e plotë të kandidatëve për deputetë nga kjo parti në Komunën e Prizrenit.

Në listën e siguruar shihet se kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka arritur të grumbullojë 7.236 vota.

Ndërsa kandidati për deputet më i votuar nga kjo parti, që vjen nga Komuna e Prizrenit është Kujtim Gashi me 4.700 vota.

Pas tij, radhitet Nezir Çoçaj me 3.339 vota të siguruara, Kastriot Krasniqi me 2870 vota, Alban Bislimaj 2188 vota, Luljeta Veselaj-Guta me 1663 vota, Kadri Kryeziu me 1521 vota, Ilir Kurtishaj me 1283 vota, Uran Ismaili me 1188 vota, Gresë Baraliu me 1038 vota etj.

Më poshtë ju sjellim listën e plotë të kandidatëve për deputetë nga PDK-ja në Prizren:

Më Shumë

Abdixhiku e Osmani kalojnë paraditen në Prizren, takojnë qindra qytetarë

Kandidati për kryeministër i LDK-së dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kanë kaluar paraditen e kësaj të shtune në qytetin e Prizrenit. Abdixhiku e Osmani...

Përleshje në Malishevë, një person goditet me mjet të fortë

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje të ndodhur të martën rreth orës 12:01 në Malishevë. Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje mes...

Lajmet e Fundit