22.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Zidane zotohet se Real Madridi do të luftojë deri në fund për titull në La Liga

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është zotuar se skuadra e tij do të luftojë deri në fund për titull në La Liga, pas barazimit të së dielës me liderin Atletico Madrid.

Luis Suarez e kaloi Atleticon në epërsi herët në pjesën e parë në Wanda Metropolitano, megjithatë Benzema ia shmangu humbjen Realit dhe nuk e lejoi rivalin dhe liderin të shkëputet edhe më shumë në garë për titull duke e shënuar golin e barazimit në çastet e fundit, raporton Gazeta Express.

Atletico mbetet lider tani me 59 pikë, tri më shumë se Barcelona në vendin e dytë dhe pesë më shumë se Reali në pozitën e tretë. Skuadra e Diego Simeones, megjithatë, e ka zhvilluar një ndeshje më pak se dy rivalët e saj dhe rrjedhimisht e ka mundësinë ta rrisë epërsinë ndaj tyre në krye të La Ligës edhe më shumë.

Zidane tha pas ndeshjes së synimi i kampionit në fuqi është të luftojë deri në frymën e fundit kundër rivalit të qytetit.

“Qëllimi ynë është të vazhdojmë. Ne e dimë se kanë mbetur edhe shumë ndeshje, prandaj do të luftojmë deri në fund”, tha Zidane.

“Çdo gjë mund të ndryshojë gjithmonë. Ne po i bëjmë mirë gjërat dhe mund të përmirësohemi. Këtë do ta bëjmë. Jam krenar me të gjithë lojtarët e mi. Jemi të bashkuar dhe do të luftojmë deri në fund”, shtoi ai.

Më Shumë

Totaj akuzohet për shpifje dhe dezinformatë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, akuzohet nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” për shpifje dhe dezinformatë. Kjo kompani ka ftuar për të...

Gjendet mjet i pashpërthyer në murin e një shtëpie në Bellanicë të Malishevës

Një mjet i dyshimtë është gjetur në një shtëpi në fshatin Bellanicë të Malishevës. Rasti për mjetin e pashpërthyer që u has gjatë punimeve në...

Lajmet e Fundit