2.2 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Doktori gjerman që vrau të dashurën me kokainë gjatë seksit, urdhërohet t’i paguajë familjes 30 mijë euro

Një doktor gjerman i burgosur për vdekjen e të dashurës së tij të martuar, nga mbidoza e kokainës gjatë seksit, është urdhëruar t’i paguajë bashkëshortit të dhe të birit të të ndjerës kompensim dhe kostot e funeralit.

Kirurgu Dr Andreas David Niederbichler, 45 vjeç, është burgosur nëntë vjet për përdhunim dhe lëndim të rëndë trupor ndaj të dashurës së tij bionde të identifikuar vetëm si Yvonne M., 38 vjeçe, e cila pësoi overdozë nga kokaina që doktori kishte vendosur në organet e tij gjatë seksit.

Pas përfundimit të çështjet kriminale, familja e viktimës paditi në një gjykatën civile të Magdeburg, ku doktori u shpall përsëri fajtor.

Ai është urdhëruar t’i paguajë 30 000 euro familjes së viktimës, nga 10 000 euro secilit për bashkëshortin dhe të birin, dhe pjesën tjetër për kostot e funeralit.

Gruaja 38 vjeçare nuk ishte viktima e tij e vetme. Ish-krye-doktori i klinikës Halberstadt në Saxony-Anhalt ka droguar dhe sulmuar seksualisht tre gra të tjera nga shtatori 2015 deri në shkurt 2018.

Hetuesit thanë se ai hidhte tinëz kokainë në pijet e tyre, në buzëkuqin e tyre apo në pastën e dhëmbëve.

Kirurgu u arrestua në 2018 kur Yvonne M. vdiq nga mbidoza e kokainës, që doktori kishte vendosur pa dijeninë e saj në organet e tij gjenitale.

Gjykatësja Steffi Ewald tha: “I akuzuari dënohet të paguajë kostot e funeralit si dhe dëmshpërblim të mbijetuarve”.

Niederbichler kishte qëndruar i heshtur gjatë gjyqit të tij por padia e re nga bashkëshorti dhe i biri i Yvonne e detyroi të thyente heshtjen duke thënë se është i pafajshëm.

Ai gjithashtu mohon se ka droguar tre gra të tjera, kur në gjyaktë u tha se kishte lyer penisin me kokainë gjatë seksit me tre gra të tjera në vitet 2015 deri në 2018.

Në një intervistë me Bild muajin e kaluar tha se kishte përdorur droga por jo pa dijeninë e femrave.

Tre gra që kishin bërë seks me doktorin raportuan se ishin ndjerë keq pas takimeve me të, dhe një prej tyre ishte përfshirë në dy aksidente pas takimit.

Më Shumë

Përballja e rivalëve të vjetër

Pas përfundimit të finales së Kupës së Kosovës, basketbolli elitar rikthehet në parket me ndeshjet e javës së 21-të në ProCredit Superliga. Vëmendja kryesore e...

I kërkonin 100% kamatë mujore viktimës, arrestohen dy të dyshuar për fajde në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin për fajde. Sipas raportit 24-orësh, të dyshuarit dyshohet se kanë ngarkuar një viktimë mashkull kosovar me kamatë...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit