27.5 C
Prizren
E enjte, 19 Qershor, 2025

Krasniqi: Po përgatisim edhe klinika të tjera për të përballuar fluksin e pacientëve me Coronavirus

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se që nga 1 marsi ka pasur rritje të raste të të infektuarve duke shtuar kështu edhe numrin pacientëve në spitale.

Ai ka thënë se sot në nivel të vendit janë mbi 740 pacientë që janë duke marrë shërbime e që janë të infektuar me COVID-19.

Krasniqi ka thënë se për 15 ditët e fundit janë shtuar 200 pacientë më shumë në klinikat e vendit, duke e quajtur këtë ngarkesë për sistemin shëndetësor.

“Jemi duke përgatitur edhe klinikat e Internos që të përballojmë fluksin e pacientëve. Klinikat janë pothuajse të përmbushura edhe në Klinikën Infektive, Pomologjinë edhe atë sportive. Në të njëjtën kohë edhe spitalet e përgjithshme janë jashtëzakonisht të ngarkuara”, ka thënë ai në KTV.

Krasniqi ka thënë se për ndërtimin e spitalit COVID Ministria e Shëndetësisë kishte filluar procedurat për shndërrimin e një spitali që po ndërtohet porse një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Ai tutje ka shtuar se është bërë më shumë se një vit që Kosova ka regjistruar rastet e para me COVID-19, duke shtuar se tashmë është bërë e qartë sesa herë që nuk respektohen masat atëherë rriten rastet me koronavirus.

Krasniqi ka thënë se kohëve të fundit ka një relaksim të madh të të gjithëve, duke shtuar se edhe pacientët që po rezultojnë pozitiv me COVID-19 nuk po izolohen.

Më Shumë

Rexhaj: Vetëvendosje po vjen në pushtet në Prizren

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka kritikuar ashpër udhëheqjen aktuale të Komunës së Prizrenit, që udhëhiqet nga PDK-ja, duke e cilësuar si të...

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK gjatë muajve të parë të vitit 2025 janë kryer 176 ndërhyrje në gjoks, prej të cilave 125...

Lajmet e Fundit