7.7 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Bayern feston titullin me “tenis”, Lewa prek rekordin me tripletë

Bayern Munchen u shpall kampion që në orën 17:30 pasi humbi Leipzig, por bavarezët e festuan në fushë pak më vonë, teksa fituan 6-0 ndaj Monchengladbach. Të papërmbajtshëm Lewandowski me shokë.

Polaku ka zhbllokuar ndeshjen pas vetëm dy minutash lojë, duke shënuar golin më të shpejtë në karrierën e tij në Bundesliga. Në të 34-n, pasi Muller ka dyfishuar avantazhin e vendasve në të 23-n, Lewa ka shënuar me një lëvizje magjike.

Rikthim spektakolar për yllin e Bayern, i cili kishte munguar në gjashtë ndeshjet e mëparshme për shkak dëmtimi. Bayern ka shënuar edhe golin e golin e katërt në minutën e 44-t me Coman, me Lewa-n që ka dhënë asistin.

Nuk do të ndalej këtu furia e Lewandowskit, që në 66’ do të realizonte golin e tretë personal dhe të pestin për skuadrën. Ishte goli i 39-të për Lewan në Bundesliga këtë sezon. Vetëm 1 gol larg rekordit të Gerd Muller, që në sezonin 71’-72’ shënoi 40 gola, po me fanellën e Bayern.

Hansi Flick futi në fushë edhe Gnabry-n, Goretzka-n dhe Javi Martinez, të cilët ishin rikuperuar, por fati I keq për Goretzkan, që pas 10 minutash dëmtohet sërish dhe në vend të tij futet Nianzou, por që pas 5 minutash merr karton të kuq.

Në fund, në 85’, ka vend edhe për një gol tjetër të Bayern, Sane con shifrat në 6-0. Bayern tregoi se edhe me 10 lojtarë nuk ndalet dhe nuk ka mëshirë. Mbeten edhe dy javë deri në përfundim të Bundesligas, Lewandowskit i mjafton 1 gol të arrijë rekordin.

Më Shumë

Fermerët e Malishevës përkrahen me teknologji moderne bujqësore

Komuna e Malishevës ka nënshkruar dje një marrëveshje bashkëpunimi me Islamic Relief Kosova për të mbështetur fermerët lokalë me pajisje moderne bujqësore. Sipas njoftimit, ky...

Drejtoria e Urbanizmit procedon lejen për ndërtimin e 35 shtëpive për familjet skamnore në Prizren

Drejtori i Urbanizmit në Prizren, Florent Ukaj, ka njoftuar se sot është proceduar leja për ndërtimin e 35 shtëpive për familjet skamnore të komunës. https://prizrenpress.com/shitet-banesa-ne-lagjen-dardania-te-prizrenit/ Sipas...

Lajmet e Fundit