Gazetari Thaçi: Opozita e ka një panik se fryma e Vetëvendosjes mund të jetë vendimmarrëse edhe në zgjedhjet lokale

Qazim Thaçi i cili është gazetar në komunën e Prizrenit duke folur në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka thënë se përveç kandidatëve të zyrtarizuar nga PDK-ja, që është Shaqir Totaj, nga LDK-ja Anton Quni e Zafir Berisha nga NISMA, kandidatë tjerë të mundshëm mund të jenë Fatmir Kastrati nga AAK-ja dhe Mytaher Haskuka nga VV-ja.

Sipas Thaçit, partitë joshqiptare nuk garojnë me kandidatë për kryetar por që shumica e tyre e përkrahin një kandidat për kryetar.

Thaçi bënë të ditur se nga Lëvizja Vetëvendosje përveç Haskukës, janë përfolur edhe disa emra të tjerë si Drita Millaku e Haxhi Avdyli nga Lista GUXO e Agon Nimani.

“Me sa di unë LVV-ja e ka një formë të veçantë për ta zgjedhur kandidatin për të parin e komunës dhe ajo është se ata i takojnë pikat më pastaj brenda për brenda e bëjnë një garë se kush fiton nga qendra dhe më pas ai që fiton e dërgojnë deri në Prishtinë dhe aty sipas të gjitha gjasave vendos Albin Kurti”, është shprehur Thaçi, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Thaçi thotë se fryma e zgjedhjeve qendrore mund të ndikojë edhe në zgjedhjet qendrore dhe se sipas tij, opozita e ka një panik se fryma e Lëvizjes Vetëvendosje mund të jetë vendimmarrëse edhe në zgjedhjet lokale, por që brenda partive tjera garuese ka një zë të fuqishëm për fitore.

“Brenda partive politike, bie fjala PDK-ja ka një zë të fuqishëm se do të jetë fituese kësaj radhe pasi që Shaqir Totaj po bënë takime të shumta me njerëz e njejtë si Totaj po bënë edhe Zafir Berisha. Ndërkaq LDK-ja edhe pse e ka kandidatin akoma nuk është aktiv shumë, por këta pritet të jenë katër kandidatët e që për mua pritet të jetë gara më e ashpër që nga paslufta”, ka thënë ai.

Më Shumë

Ministrja Gërvalla vizitoi Prokurorinë Themelore në Prizren: Nuk ka shtet të fortë pa drejtësi të fortë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Prokurorinë Themelore në Prizren, ku u prit nga Kryeprokurori z. Petrit Kryeziu me të cilin...

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF të Malishevës

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja...

Lajmet e Fundit