Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Prokurorinë Themelore në Prizren, ku u prit nga Kryeprokurori z. Petrit Kryeziu me të cilin diskutoi për sfidat, përgjegjësitë dhe domosdoshmërinë e një bashkëveprimi institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit, rritjes së efikasitetit dhe garantimit të profesionalizmit në sistemin e drejtësisë.
Ministrja Gërvalla theksoi se nuk mund të ketë shtet të fortë pa drejtësi të fortë, duke nënvizuar se reforma në drejtësi nuk është debat politik, por proces shtetëror që po riformëson themelet e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
“Pakoja prej pesë ligjeve përbën bazën e këtij transformimi të thellë institucional, me synim forcimin e integritetit, transparencës dhe llogaridhënies në sistemin prokurorial dhe gjyqësor. Në këtë rrugë, funksionalizimi i Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe procesi i Vetingut gjithashtu përbëjnë hapa të qartë drejt një drejtësie që nuk i shërben interesave të ngushta e klanore, por qytetarëve të kësaj Republike dhe shtetit të Kosovës”, deklaroi Ministrja Gërvalla.

Tutje, ajo tha se koha kur sistemi i drejtësisë toleronte pandëshkueshmërinë nuk guxon të ekzistojë më.
“Nuk ka rrugë tjetër përveç forcimit të shtetit ligjor, forcimit të institucioneve me integritet dhe garantimit të barazisë para ligjit për secilin, pa dallim.Askush nuk guxon të jetë mbi ligjin”, theksoi Ministrja Gërvalla.

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren