UNESCO përjashton Liverpulin!

Liverpuli, në Mbretërinë e Bashkuar, u vendos të mos e ketë më statusin si Trashëgimisë Botërore. Kjo, pasi një grup përfaqësues i Kombeve të Bashkuara konstatoi se, zhvillimet apo risitë, kërcënojnë vërtet, drejtpërdrejt, vlerat historike.

Vendimi u mor pas votimit të fshehtë nga komiteti i UNESCO-s, gjatë një takimi në Kinë.

UNESCO – agjenci për kulturë, arsim dhe shkencë e Kombeve të Bashkuara – tha se zhvillimet e reja, përfshirë stadiumin e ri të planifikuar, të klubit futbollistik “Everton”, kanë rezultuar një “përkeqësim të madh” të pjesës historike të qytetit.

Kryetarja e bashkisë së qytetit tha se vendimi është “i pakuptueshëm”.

“Zona e Trashëgimisë Botërore e qytetit, nuk ka qenë kurrë në gjendje më të mirë”, –  u shpreh, Joanne Anderson.

Ajo tha, se do të bisedojë me qeverinë britanike për të parë nëse vendimi nga UNESCO mund të apelohet, i cili, sipas saj, vjen “një dekadë pasi UNESCO e vizitoi për herë të fundit Liverpulin”.

Qeveria tha se është “jashtëzakonisht e zhgënjyer”, por beson se, Liverpuli ende e meriton statusin e Trashëgimisë Botërore, “marrë parasysh rolin e rëndësishëm që trashëgimia dhe historia e qytetit, kanë pasur gjithmonë”.

Liverpulit iu shtua listës së Trashëgimisë Botërore, në vitin 2004. Ai është vendi i tretë që e humb këtë status të rëndësishëm, në historinë e renditjes së objekteve dhe vlerave kulturore, në vitin 1978.

Shenjtorja arabe “Oryx” në Oman, e ka po ashtu statusin në vitin 2007, ndërsa lugina “Dresden Elbe” në Gjermani, më 2009. /Konica.al

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Lajmet e Fundit