Paraburgim prizrenasit që kanosi zyrtarin policor

Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve B.P. me dyshime se ka kërcënuar një zyrtar policor.

I dyshuari kishte shkuar tri herë në zyrat e Policisë për të marrë informata për djalin e tij, dhe më pas nëpërmjet telefonit e ka kërcënuar zyrtarin policor duke i thënë “ku je e tek je kam me të gjetë e ki me pa se kush jam unë, kam mu marrë me ty mirë, unë të gjej gjithqysh ty”.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka marrë parasysh rrezikshmërinë e veprës penale, pasi që i pandehuri dyshohet të ketë kanosur zyrtarin policor pikërisht për shkak punës dhe detyrës së tij zyrtare, dhe me lënien në liri të të pandehurit i njëjti mund të arratisen dhe t’i shmanget dhe të pengojnë procedurën penale- hetimore”, thuhet nga Gjykata.

Më Shumë

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

64 aksidente trafiku në 24 orë në Kosovë, 25 me të lënduar

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 64 aksidente trafiku në vend. Nga to, nuk është raportuar asnjë aksident...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit