Pique: Do të pensionohem te Barcelona

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka folur mbrëmë në një intervistë për mediat spanjolle.

Futbollisti ndër të tjera ka folur edhe për të ardhmen e tij, ku pritet që karrierën ta përfundojë pikërisht te Barcelona.

“Unë do të pensionohem te Barça, ky mund të jetë sezoni im i fundit. Unë jetoj vit pas viti. Nuk mund të garantoj që do të jem këtu sezonin e ardhshëm. Do të largohem pasi ta di që nuk mund t’i jap kontributin tim, Unë e di kur jam mirë dhe kur nuk jam”, përfundoi 34-vjeçari.

Pique është pjesë e Barcelonës që nga viti 2008 ku gjatë kësaj periudhe ka fituar gjithçka çka mund të fitohet me klubin dhe me Kombëtaren e Spanjës.

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit